Një poster nga Kosova në thirrjen artistike për paqe në Gaza

PUBLIKUAR

rtklive11032507201428

Flamuri i Palestinës është i lyer me gjak. Në pjesën e bardhë të simbolit shtetëror zënë vend katër pika gjaku. Ky është imazhi nga Kosova në ekspozitën që bën thirrje për paqe. Posteri i krijuesit kosovar Rrezeart Galica, ”Gazza Massacre” (Masakra e Gazës), prej sot (e premte) do të fillojë shëtitjen nëpër botë.

Fillimisht do të zërë vend në “Gaza poster exhibition” (Ekspozita e posterëve për Gazën), një ekspozitë që u kushtohet viktimave të ditëve të fundit në këtë vend. Posteri i ligjëruesit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës është në mesin e 82 veprave të autorëve të vendeve të ndryshme të botës. Stacioni i parë i ekspozitës është qyteti Erzurum i Turqisë.

“Posterin e kam punuar këto ditë i prekur me atë tragjedi që përjetoi populli palestinez”, ka thënë Galica për Kohën Ditore.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...