Një person vdes në një spital privat në Prishtinë – dyshohet për shkak të trajtimit jo të duhur mjekësor

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur të mërkurën në një spital privat në lagjen Veternik në Prishtinë, ku ishte duke u trajtuar.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor.

Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...