Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF

PUBLIKUAR

Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime.

Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:35, nga personeli i QKMF-së.

Sipas raportit policor, viktima ishte nga Enti Special dhe në institucionin shëndetësor është sjellë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Shtime / 28.11.2026 – 20:35. Nga QKMF është raportuar se një pacient m/k, nga enti special është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

SHIKO MË SHUMË

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e...

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...