Aksident mes dy veturave në Autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

PUBLIKUAR

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje-dalje në Trudë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani për Gazetën Express .

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...