Një miliard euro për pesë vjet, Barcelona lë të gjitha klubet prapa pas blerjes së Griezmann

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1.08 miliardë euro që nga sezoni 2014/15, Barcelona është klubi që ka shpenzuar më së shumti në 5 vitet e fundit. Manchester City me 996 milionë euro dhe Man United 890 milionë plotësojnë podiumin.

Me ardhjen e Antoine Griezmann, Barcelona tani ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro që nga vera e vitit 2014, më shumë se çdo klub, transmeton Gazeta Express.

Katalunasit kanë kaluar në këtë aspekt tri klubet angleze, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, që gjenden menjëherë pas Barcelonës.

Griezmann është i fundit që është blerë shtrenjtë nga Barcelona, pas Luis Suárez, Philippe Coutinho, Ousmane Dembélé dhe Frenkie de Jong. Francezi është lojtari i pestë nga viti 2014 për të cilin Barcelona kaloi shifrën e 60 milionë eurove.

Deri më tani, Barcelona ka shpenzuar 233 milionë euro, më shumë se vitin e kaluar 129 milionë. Malcom ishte më i shtrenjti me 41 milionë euro vitin e kaluar, Clément Lenglet (36 milionë euro) dhe Arthur (31 milionë euro).

Barcelona në këtë merkato gjithashtu ka fituar para, me shitjet e Jasper Cillessen për 35 milionë te Valencia, André Gomes dhe Paco Alcácer u larguan përfundimisht te Everton dhe Borussia Dortmund respektivisht pas një viti huazimi.

Pas Barcelonës, Manchester City ka shpenzuar 996 milionë euro, Man United 890 milionë, Chelsea 875 milionë,  Juventus 868 milionë, Atlético Madrid 800 milionë, Paris Saint-Germain 773 milionë, Real Madrid 755 milionë, Liverpool 714 milionë dhe AS Roma 586 milionë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...