“Një mesazh dashurie për gruan e zv.presidentit ma shkatërroi karrierën”

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Juventusit, Vincent Pericard, pretendon se karriera e tij me “Zonjën e Vjetër” mori fund për shkak të një mesazhi që ai ia kishte dërguar të dashurës së zëvendës presidentit të klubit, Roberto Bettega.

Pericardi konsiderohej si njëri ndër talentet më premtues të Evropës kur u transferua në Juventus nga Saint-Etienne në vitin 2000, por ai nuk e arriti suksesin e pritur aty dhe pas dy viteve u transferua në Portsmouth, transmeton Gazeta Express.

Këtë transferim të tij në vitin 2002, Pericard e sheh si ndëshkim, pasi që nuk e kishte ditur se mësuesja e tij e italishtes ishte e dashura e legjendës së klubit italian kur e kishte ftuar atë për një pije.

“E gjitha jeta ime jashtë Juventusit ka qenë skandaloze. Unë dhe dy bashkëlojtarë të mi francezë në Juventus ishim duke marrë leksione për italisht nga një mësuese shumë e bukur. Një mbrëmje, ishim në shtëpi dhe unë ia dërgova asaj një mesazh, ku e ftova për të pirë diçka me në”, ka thënë Pericard.

“Rreth një orë më vonë, dikush më telefonoi. Ishte Robero Bettega, zëvendës presidenti i klubit. Ai na bërtiti dhe na pyeti se kush mendonim që ishim për t’i dërguar të dashurës së tij mesazhe. Ne nuk e dinim se ajo ishte e dashura e tij”.

“Atëherë duhet të fillonin edhe negociatat për kontratën time të re, por ata më transferuan në Portsmouth. Kjo ishte e tmerrshme pasi që gjithçka kishte qenë duke shkuar shumë mirë për mua në Juventus”.

“Unë e shkatërrova karrierën time me Juventusit, por edhe në përgjithësi, e gjitha për shkak të një mesazhi të fatkeq. Nuk kam asnjë dyshim se nëse kjo gjë nuk do të kishte ndodhur, jeta ime do të kishte qenë shumë më ndryshe”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...