Një kompani gjermane hap 200 vende pune

PUBLIKUAR

Mbi 200 të rinj të Mitrovicës do të mund të gjejnë punë deri në gjysmën e parë të këtij viti nëse realizohet vendimi i Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal Veri për zgjerimin e hapësirave të objektit të AZHRV-së për të krijuar hapësira të mjaftueshme për aktivitetet e AZHRV-së, në veçanti për realizimin e projekteve të kompanive që gjenerojnë vende pune.

Bordi i Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri ka vendosur që t’i zgjerojë hapësirat e objektit të AZHRV-së edhe për 250 metra katrorë, me synimin që në atë pjesë të realizohet një projekt i një kompanie gjermane me anë të së cilit do të krijohen mbi 200 vende të reja të punës për të rinjtë e Mitrovicës.

Kryetari i Bordit të AZHRV-së, Fadil Nura, njëkohësisht nënkryetar i komunës së Skenderajt, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, Mrike Macula, kryeshefe ekzekutive e ARDA-s në Kosovë dhe Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri, kanë marrë pjesë në takimin e Bordit, i cili mes të tjerash ka shqyrtuar edhe raportin e punës për gjashtë muajt e fundit, i cili u cilësua gjithëpërfshirës.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se përfaqësues të një kompanie nga Gjermania i shoqëruar nga ai kanë qëndruar në ambientet e Agjencisë për Zhvillimin Rural Veri dhe kanë konstatuar se hapësirat ekzistuese të AZHRV-së ka mundësi të zgjerohen edhe për 250 metra katrorë me çka do të krijoheshin kushte ideale për zhvillimin e veprimtarisë së kësaj kompanie, ku do të punësoheshin 200 të rinj të Mitrovicës. ...Zëri

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...