Një grua gjen dy granata dorë në oborrin e shtëpisë në Graçanicë

PUBLIKUAR

Një grua ka raportuar në polici se ka hasur në dy granata të pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së saj, shkruan Gazeta Express.

Njësitet policore e kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

 

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Graqanicë , 23.03.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore. Njësitë relevante të  policisë kanë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...