Braziliani i ri, i cili tregojë shenjat e tij prej një lojtari briliant mbrëmë në Los Angles, është i biri i një fermeri i cili pëlqen muzikën popullore të Brazilit dhe ka ruajtur lopët në fermën e tij në Brazil
Brenda kutisë magjik te talenteve – një vend që krijon magjistarët brazilianë të futbollit, të cilët fituan titullin e katër të tyre botëror më 1994 – e kur tërë sytë tani janë të Arthuri. Goli i tij i mrekullueshëm kundër Tottenhamit dhe pasimet e tij të sakta në masën 93.5 për qind, ka treguar paraqitjen e shkëlqyeshme të brazilianit për Barcelonën dhe emri i tij është përmendur nga të gjithë në konferencën për shtyp.
“Rafinha bëri një pasim të mirë. Unë godita dhe shënova. Shënimi i golave gjithmonë është i mirë sepse e ndihmon skuadrën, por më e rëndësishmja është se trajneri na urojë të gjithëve ne dhe ai është shumë i lumtur me atë që bëm”, ka thënë debutuesi pas ndeshjes.
Arthur tashmë e di që ta shohësh atë duke luajtur është kënaqësi.
Ai tregoi kualitetet e tij edhe në disa seanca stërvitore me Barçën, kur ai tha se nuk e ka peshën e tij të preferuar (ndoshta ai e ka tepruar duke ngrenë mish viçi, ushqimin e tij të preferuar).
Ai tregoi se nuk ndihet kurrë nervoz (përjashto fillimin e ndeshjes kur ndihet në ankth) dhe se ai ka përmbushur një ëndërr të tij të luaj për Barcelonën si Ronaldinho. “Gjithmonë e kam imagjinuar veten këtu dhe fatmirësisht kjo po ndodh. Është më mirë se e kam menduar”, transmeton GazetaExpress.
Një lojtar i rrallë
Në një intervistë dhënë për Barça TV pasi ai arriti në qytetin e tij, Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo tregoi diçka që sot mund të konsiderohet diçka e rrallë për futbollistët, sidomos ata të Brazilit: ai është një futbollist pa tatuazhe.
“Asnjëherë nuk i kam dashur dhe as nuk kam ambicie ta bëj një”, ka pranuar ai.
Ai është lindur dhe rritur në Goiana, në shtetin brazilian të Pernambucos dhe ka dëshirë të madhe kafshët – qentë, kuajt dhe pulat – të cilat i ka në fermën e prindërit të tij.
21 vjeçari, për të cilin Barcelona pagoi 40 milionë euro, deklaroi se i ka dëshirë shumë video-lojërat dhe filmat dhe pranojë se edhe pse ka filluar orët e mësimit spanjisht atij ende i mungon aftësia për të folur mirë këtë gjuhë.
Një fanatik i sportit, ai thotë se asnjëherë nuk ka imagjinuar të bëj ndonjë gjë tjetër, por nëse ai nuk do të bëhej futbollist, ai do të ishte tenist ose çiklist profesionist. Ping-pongu, basketbolli, futbolli në rërë janë hobi te tij të tjerë, derisa Sertanejo, një stili i muzikës popullore me origjinë nga Brazili dhe Goiana por ashtu janë pasioni i tij më i madh.
‘Ainda Sou Tao Seu’, një këngë nga shoku i tij Felipe Araújo, është kënga e tij e preferuar, derisa ai ka shumë dashuri për Detin dhe familjen, e që tani e pret sfida e tij më e madhe në jetë. /GazetaExpress/


