Një foshnje me COVID-19 po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme janë 90 pacientë të shtirë për mjekim me COVID-19, shkruan Express.

Sipas njoftimit, një foshnje është e shtrirë në klinikën e Neonatologjisë.

Aktualisht në Kosovë janë afër 9 mijë raste aktive.

Njoftimi i plotë:

90 pacientë janë të shtrirë për mjekim nga Covid-19,  bazuar në raportet e  klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Raporti i datës 7 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...