Një fëmijë bie në Lumbardhin e Pejës, shpëtohet nga qytetarët, zjarrfikësit dhe policia

PUBLIKUAR

Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë, pak minuta më parë, (ora e raportimit 19:45min).

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e ‘Milet Bahçes’. Ka qenë ndërhyrja e shpejt e qytetarëve dhe më pas intervenimi i brigadës së Zjarrfikësve që kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.

Fëmija është nxjerrë me sukses nga dallgët e ujit, fal ndërhyrjes së shpejt të një qytetari-hero, i cili është hedhur në ujë për ta shpëtuar dhe i njëjti, siç merr vesh ‘RADIO 1’ ka thyer këmbën e tij.

Dëshmitarë të rastit thanë për ‘RADIO 1’ se fëmija ka qenë duke lozur në qendër të qytetit me auto-lodra.

Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as gjendja e përgjithshme shëndetësore e fëmijës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Autoambulanca./RADIO 1&Njeshi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...