Një fanse i kushton libër Yll Limanit

PUBLIKUAR

Ylli ka marrë dhuratën më të bukur nga një fanse.

 

Këngëtarët marrin përkrahjen më të madhe nga fansat, të cilët kanë arritur t’i ngrisin në majat më të larta me suksese të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net.

Një emër shumë i dashur për publikun është edhe Yll Limani, i cili numëron shumë këngë në repertorin e tij, të cilat priten mirë nga publiku.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ylli bëri të ditur se një vajzë i dedikoi libër atij, e kjo gjë e emocionoi pa fund artistin.

“Shpirti i një artisti”, titullohet libri i shkruar nga Adelina Xhaferi, që njëherësh është libri i parë i saj.

“Adelina Xhaferi sapo e ka publiku librin e saj të parë “Shpirti i nje artisti” për mu. Faleminderit nga zemra”, shkruan këngëtari.

Ndërsa, me një tjetër postim ai i emocionuar shkruan “S’kom mjaftushëm “faleminderit” për krejt juve që m’jepni dashni & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika jem sadopak ju inspiron & motivon, osht gëzimi ma i madh i jetës tem. Ju dua”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Yll Limani mbetet “Ndoshta”, këngë të cilën e solli në shkurt në bashkëpunim me Cricket. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...