Një familje skamnore bëhet me shtëpi të re

PUBLIKUAR

Familja e Mahmut Ajetit nga fshati Torinë, e cila ka jetuar në kushte të vështira, nga dita e sotme është bërë me shtëpi të re, të cilën e ka ndërtuar Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me një grup biznesmenesh.
Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ua ka dorëzuar zyrtarisht çelësat e shtëpisë familjes Ajeti. Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar familjen Ajeti për shtëpinë e re duke thkesuar se ky akt është një nga shumë rastet e mira që po bëjmë ne si shoqëri, ku po mundohemi ti ndihmojmë të gjitha ato familje që kanë nevojë.
Në të njejtën kohë, Mahmut Ajeti, ka falenderuar kryetarin Ahmeti, për ndërtimin e shtëpisë së re dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po bënë për familjet nevojtare.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...