Një ditë para finales së Big Brother – Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

PUBLIKUAR

Nesër (e premte) zhvillohet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3.

Tashmë pesë finalistë janë në garë dhe njëri prej tyre do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Përpara finales, moderatori Alaudin Hamiti, ka ndarë një video në rrjete sociale duke dhënë disa informacione për fansat e publikun.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai thotë se do të zhvendosen në një studio tjetër pasi ajo aktuale nuk zë shumë njerëz, e që kërkesat janë të shumta.

“Miq kam disa informacione për juve sa i përket nesër finales së Big Brother VIP Kosova. Meqenëse kapaciteti është shumë i limituar në studion aktuale që i zë vetëm 120, 30 persona”, ka thënë ai.

Nata e fundit në shtëpinë e Big Brother - Xuxi bën gati valixhet

Lexo po ashtuNata e fundit në shtëpinë e Big Brother – Xuxi bën gati valixhet

Tutje shtoi: “Kësaj radhe finalja e Big Brother do të zhvendoset në Klan Arena, do të ketë një kapacitet shumë të madh. Për të gjithë ju që doni me qenë pjesë kanë mbetur ndoshta edhe shumë pak vende, duhet të drejtoheni të faqja zyrtare e Big Brother sepse unë nuk mund të merrem me këtë çështje”.

“Ndërkohë që po punohet skena nesër do të jetë një super spektakël, pesë finalistë, ju vazhdoni me votu”, përfundon Hamiti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...