Një ditë e 9 vjeçares nga Lipjani, Pavarësisë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Nëntë vjet më parë, derisa Kosova shpallej shtet, po atë kohë këtij vendi iu shtua edhe një banore e re.

Ajo u pagëzua me emrin Pavarësie, e bija e Xhevdet dhe Lumturije Sopës, familje kjo nga fshati Sllovijë i Komunës së Lipjanit.

Pas kaq vitesh, ekipi ynë e vizitoi këtë familje, e cila hapi dyert e shtëpisë për ne.

Emisioni “Sot” i KTV-së ishte në këtë familje, e aty takoi protagonisten kryesore, vajzën Pavarësie Sopa, e cila sot mbush 9 vjet, dhe e cila po rritet kështu bashkë me shtetin e Kosovës.

Ajo tani është në klasën e tretë dhe mësimeve po u përkushtohet me zell të madh. Por ka treguar se dy lëndë mësimore i ka më për qejfi. Ndërkaq, dëshira më e madhe e saj ishte të flasë për 17 shkurtin, e cila pa dyshim është datë që sjell festë të dyfishtë për të.

Derisa koha kalonte, erdhi momenti që Pavarësia të nisej për shkollë. Nëna e saj filloi ta bëjë gati – e veshur e mbathur, në mënyrë që ajo të arrijë në mësim në kohë të caktuar.

Me të filluar ora e parë, mësuesja e kishte të planifikuar të flasë para nxënësve për rëndësinë e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, secili nga nxënësit filloi të shkruante disa rreshta për datën e 17 shkurtit.

“Është një privilegj për mua të jem mësuesja e një nxënëseje të shkëlqyer, siç është Pavarësie Sopa”, thoshte mësuesja e saj, derisa fliste për suksesin e saj.

Edhe drejtori i shkollës së fshatin Sllovijë, Qazim Salihu, flet vetëm fjalë të mira për Pavarësie Sopën.

Derisa po më 17 shkurt, Pavarësia mbush 9 vjeç, urojmë që ajo të jetojë edhe 100 vjet me gëzime dhe duke qenë e lumtur gjithmonë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...