Një bllok i Kosovës A nxirret nga operimi

PUBLIKUAR

Njësia A-3 e Termocentralit Kosova A është njxerrë jashtë operimit.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli, tha se ndërprerja e operimit të njësisë A-3 pritet të kthehet në operim më 27 shkurt.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt.29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerre nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, tha ai..

Bucolli tregon se KEK-u do të operojë me dy njësi të TC-Kosova B dhe dy njësi të TC-Kosova A.

“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike”, ka thënë ai.

Bucolli tha se “Sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”.

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...