Një 37-vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të Fakultetit Teknik

PUBLIKUAR

Një 37 vjeçare është gjetur e vdekur në rrugë në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe se viktima është një grua e moshës rreth 37 vjeçare.

 

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Aktualisht  policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti për Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...