Një 28 vjeçar gjendet i vdekur në një veturë në Prishtinë, Policia njofton për rastin

PUBLIKUAR

Një person 28-vjeçar është gjetur në një veturë në Prishtinë, të enjten, saktësisht në rrugën “Sokol Sopi”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmua Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç”.

“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  mbi vdekjen”, ka thënë Borovci. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...