Nitaj: Protesta e djeshme s’do të kishte shkëlqim pa mbështetjen e shoqërisë civile

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka theksuar se protesta e djeshme e organizuar nga opozita e bashkuar, nuk do ta kishte shkëlqimin e saj pa mbështetjen e shoqërisë civile dhe intelektualeve të Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “shpërthimi i rrethit politiko-partiak dhe pozicionimi i shoqërisë civile ‘pro lëvizjeve demokratike’, aq shumë të nevojshme për ndërrimin e një gjendje kaotike në Kosovë, janë një ogur i mirë se po funksionalizohet aktivizmi qytetar e civil”.

“Në kohën e një përplasjeje të ashpër politike, masën kritike mund ta bëjnë elitat kulturore, qytetare e mediale të kampit civil. Kosova dëshpërimisht ka nevojë për krijimin e një fronti shumë më të gjerë se sa fronti aktual politik opozitar. Protesta e djeshme e shoh vetëm si nismë të kësaj rruge”, ka shkruar Nitaj./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...