NISMA thumbon Veselin: Emërimet në Komunën e Prizrenit janë freskim mafioz

PUBLIKUAR

Drejtorët e rinj të emëruar në Komunën e Prizrenit nga kryetari Ramadan Muja, dega në Prizren e NISMA për Kosovën i sheh si freskim mafioz të qeverisë në Prizren. NISMA, duke nënkuptuar Kadri Veselin shpreh se këtë herë ndërhyrja e Shefit të shefit të shefave, ishte e drejtëpërdrejtë, pa patur nevojë të shkëmbehen biseda telefonike, shkruan Gazeta Express.

“Ndryshimet kozmetike që janë bërë në qeverinë komunale në Prizren nuk janë asgjë tjetër përveqëse një vazhdimësi e politikes korruptive dhe denigruese për qyetetin tonë. Shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin se për dinamizim të punës është jo i qëndrushëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupcion dhe që i kanë sherbyer parapolitikes së PDK-së, e cila e ka pas edhe para këtyre, 5 drejtora të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujes.” thuhet në komunikatën e dërguar për media nga NISMA dega Prizren.

Më tej NISMA i bën thirrje Ramandan Mujës të japë dorëheqje duke theksuar “Para se ta shkarkoj dikend tjeter, është dashtë ta shkarkoj vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është hajdut dhe i denuar nga drejtësia”./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...