NISMA: Shteti policor po legjitimohet nga koalicioni qeverisës

PUBLIKUAR

NISMA për Kosovën konsideron se arrestimi i deputetes së opozitës, Donika Kadaj-Bujupi, dhe bastisja e banesave të dy deputetëve tjerë të opozitës, Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, nga policia e Kosovës, me direktiva të Mustafës dhe Thaçit, tregon më së miri se ky koalicion për interesa të ngushta është i gatshëm të shkaktoj dëme shumë të mëdha për vendin.

“Këto veprime të koalicionit qeverisës, që po përdorin policinë, për të krijuara situata të cilat po e përkeqësojnë gjendjen në vend, edhe ashtu të rëndë, jep të kupton se kjo qeverisje më shumë ka vullnet ta shndërroj Kosovën në shtet policor së sa të heqin dorë nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Në këtë drejtim, NISMA kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe stopimin e përndjekjes ndaj deputetëve tjerë të opozitës së bashkuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...