NISMA për Kosovën në Lipjan shënon njëvjetorin e themelimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me Sekretarin e Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi dhe Shefen e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami kanë zhvilluar një takim pune me të gjitha strukturat e degës së Nismës për Kosovën në Lipjan, ku janë pritur nga Kryetari i degës, gjithashtu anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, Heset Sahiti.

Ky takim është zhvilluar në vazhdën e takimeve që po bëhen për njëvjetorin e themelimit të Nismës. Kryetari Limaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për Nismën në Lipjan, ku para strukturave të Nismës në këtë degë, ka folur për situatën politike në vend, në veçanti për gjendjen ekonomike, dhe për tema të tjera, si migrimi, etj.

Po ashtu edhe Kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti u ka shprehur mirënjohje strukturave të Nismës në Lipjan për kontributin e dhënë deri më tani, ku tha se gjithë së bashku do angazhohemi në forcimin e të gjitha strukturave të Nismës në Lipjan, e gjithashtu kryetari Sahiti, ka falënderuar Kryetarin Limaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kryesia qendrore degës së Nismës në Lipjan.

Ndërsa, Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, në këtë takim ka folur për situatën politike, e në veçanti, për skandalin e fundit të EULEX-it, në rastin Kleçka, të botuar ditë më parë në gazetën Koha Ditore.

Gjithashtu, edhe Shefja e Grupit Parlamentar e Nismës për Kosovën, ka përshëndetur strukturat e Nismës në Lipjan, ku tha se puna që po bëhet në këtë degë, meriton mirënjohje të thellë.

SHIKO MË SHUMË

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...