NISMA për Kosovën dega në Lipjan, përmes një njoftimi në facebook, ka ftuar simpatizantët e tyre për ta festuar vendimin e Gjykatës për pafajësinë e z. Fatmir Limaj.
Ky është njoftimi plotë nga NISMA:
Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të NISMA për Kosovën në Lipjan!
Nisma në Lipjan organizon koktej për të festuar vendimin e Gjykatës për pafajësinë e liderit tonë z. Fatmir Limaj, gjithashtu për të falënderuar të gjithë anëtarësinë e Nismës në Lipjan, për suksesin e arritur në zgjedhjet lokale në Lipjan.
Të pranishmëve do të j’u drejtohet zëvendëskryeministri i Kosovës z. Fatmir Limaj.
Me datë: 07 dhjetor 2017, e enjte në ora 17:00, në restorant Golden. Ne Lipjan.


