NISMA në Lipjan falënderon votuesit e saj, uron Imri Ahmetin!

PUBLIKUAR

NISMA në Lipjan ka falënderuar votuesit e saj që votuan të dielen.

Po ashtu, Nisma për Kosovën dega në Lipjan ka uruar Kryetarin Imri Ahmetin me rastin e rizgjedhjes në postin e të parin e Komunës së Lipjanit.

Ky është komunikata nga Nisma:

NISMA për Kosovën në Lipjan i falënderon 1021 votuesit e kandidatit për kryetar z.Heset Sahiti, 1652 votuesit e kandidatëve të NISMA-së për asamble. Gjithashtu falënderon të gjithë kandidatet për Asamble komunale, komisionerët dhe vëzhguesit e NISMA-së.

Ky Besim në Nismen është i pastër, nga votues që kërkonin ndryshimin e nevojshëm i cili duhej Lipjanit.

Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku, edhe më fuqishëm gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Lipjanit.
Falenderojmë të gjithë qytetarët e Lipjanit për procesin zgjedhor të qetë, demokratik dhe kulturën e treguar në diten e zgjedhjeve. Duke respektuar votën e qytetarëve të Lipjanit, rezultatin kështu si është, i urojmë suksese kryetarit të posa zgjedhur, z.Imri Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...