Nisma ende s’ka datë se kur do ta procedojë mocionin në Kuvend

PUBLIKUAR

Pavarësisht se është deklaruar që mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dërgohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës, iniciuesit e këtij mocioni ende nuk kanë datë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha të mërkurën për Express se janë në diskutime me të gjithë deputetët sa i përket mocionit, që ka qëllim shkarkimin e Qeverisë, ndërkaq nuk tregoi se kur ky mocion do të dërgohet për në Kuvend.

“Sa i përket mocionit ne jemi duke vazhduar konsultimet me të gjithë deputetët dhe shumë shpejt do të njoftoheni se kur do ta procedojmë tutje”, tha Bajrami.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje se sa ka shkuar numri i deputetëve që po e përkrahin këtë mocion, ashtu sikurse nuk tha se sa deputetë të koalicionit po e mbështesin rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ka pothuajse gati dy javë qëkur partia opozitare Nisma për Kosovën ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e Kuvendit.

Që atëherë, asnjëherë nuk është treguar se sa nënshkrime janë mbledhur, përveçse është thënë se mocionin po e përkrahin edhe deputetë të koalicionit qeverisës.

Nisma me nisjen e këtij mocioni kishte deklaruar se Qeveria aktuale ka dështuar në shumë fusha, andaj, sipas tyre, është koha që e njëjta të mos e qeverisë më vendin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...