Nisma drejt shkrirjes në Vetëvendosje!?

PUBLIKUAR

Nisma drejt shkrirjes në Vetëvendosje!?

Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, ka filluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ikjet e shumta që kanë ndodhur ditëve të fundit nga partia e Limajt, kanë shtyrë këtë të fundit që t’i intensifikojë bisedimet për një bashkim sa më të shpejtë në lëvizjen e Albin Kurtit.

Burime të Gazetës Tribuna, brenda Nismës për Kosovën, kanë bërë të ditur se liderët e Nismës dhe të Vetëvendosjes janë takuar këto ditë dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkimit të këtyre dy partive. Sipas tij, bisedimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim.

“Ka pasur takime dhe ka disponim për një bashkëpunim. Të shohim nga takimet e ardhshme nëse do të këtë vetëm bashkim, apo shkrirjet të Nismës në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ky burim i gazetës Tribuna.

Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk janë në dijeni për takime të tilla. Zyrtari për informim i kësaj lëvizje, Erzen Vraniqi, ka thënë për gazetën Tribuna: “Nuk jemi duke zhvilluar negociata te tilla, së paku deri tash nuk jam në dijeni”!.

Përgjigja nga zyrtarë të Nismës për Kosovën ka qenë i pamundur.

Ndryshe, ditëve të fundit Nisma për Kosovën është përballur me largime të shumë degëve në gjithë Kosovën. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...