Në Dobrajën e Madhe, ka nisur rregullimi i shtratit të lumit, një preokupim i kahershëm i banorëve , ku erërat kundërmuese e kishin bllokuar pothuajse tërësisht,dhe pse shtrihet në mes të fshatit, dhe shfrytëzohej për hedhje mbeturinash, e ndikonte keq në shëndetin e banorëve.
Kreu i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një nga mbledhjet e Këshillit të Drejtorëve , ka thënë se ndërtimi i shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe është bashkëfinancim nga Ministria, ndërsa palestra sportive do të financohet ekskluzivisht nga buxheti i Komunës.
“ Ne do angazhohemi që përmes investimeve të krijojmë kushte për jetë më të mirë të banorëve të Dobrajës së Madhe”, tha kryetari Ahmeti.
“ Besojë shumë që investimi në lumin e Dobrajës së Madhe do t’i ndryshojë pamjen fshatit dhe gjithashtu palestra sportive do t’i shërbejë nxënësve dhe banorëve të Dobrajës për aktivitete sportive”, ka thënë ai.
Kryetari Ahmeti gjithashtu u zotua se Dobraja e Madhe edhe vitet tjera, dhe në vijim do të jetë nè prioritetet e tij, ai në këtë rast ka përmendur, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, fazën tjetër të asfaltimit të rrugicave të tjera dhe gjithashtu, gjetja e një mundësi për ndërtimin e ujësjellësit.
Ndërsa banorët e fshatit Dobrajë e Madhe, janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me projektet nga ana e kryetarit Ahmeti, si ky për rregullim të shtratit të lumit i cili tashmë veç ka filluar, rrugët dhe rrugicat e asfaltuara, si dhe ndërtimi i palestrës sportive/kklipjan/



