Nisin punimet e asfaltimit të rrugës me katër korsi në Lipjan

PUBLIKUAR

1234879_852070894804724_4130852156413351742_n

Në rrugën “ Shqipëria dhe Haradin Bajrami” në Lipjan, sot kanë nisur punimet e ndërtimit të rrugës me katër korsi.

Për t’i parë nga afër punimet ka dalur, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai në këtë rast, ka thënë se asfaltimi i katër korsive në këtë rrugë, do të ofron lëvizje të lirë dhe shumë komode si për ngasësit e veturave, ashtu edhe për këmbësorët. Ahmeti po ashtu i ka falënderuar qytetarët që po ndihmojnë duke bashkëpunuar pozitivisht me nevojat e projektit të kësaj rruge, dhe ka kërkuar nga kontraktuesit që t’i përshpejtojnë punimet, në mënyrë që rruga të jetë sa më shpejtë funksionale.

Kreu komunal, përgjatë ditës së sotme, ka përcjellur edhe asfaltimin e rrugës në fshatin Ruvc i Ri, si dhe dy projektet e nisura në Dobrajë të Madhe, ndërtimi i shtratit të lumit dhe palestra sportive/Komuna e Lipjanit-faqja zyrtare/

10425007_852070788138068_6661437254886717410_n

10635826_852070638138083_6523318914446353650_n

10479707_852070254804788_6573365385935697230_n

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...