Nisin kontaktet e para, gjiganti italian e dëshiron Jorginhon

PUBLIKUAR

Juventusi raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Jorginhos për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit në Torino.

“Zonja e Vjetër” thuhet se po planifikon një revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Juventusi thuhet se e sheh Jorginhon si lojtarin ideal për të forcuar mesfushën për sezonin e ri. Dhe, sipas “Calciomercato”, klubi italian ka qenë në kontakt me agjentët e mesfushorit të Chelseas, ku është biseduar rreth një transferimi të mundshëm

30-vjeçari thuhet se është i hapur për një rikthim në Itali, atje ku kishte luajtur te Hellas Verona e Napoli.

Jorginho ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2023, por gjasat besohet se janë të mëdha që ai të largohet këtë vit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...