Nisin bisedimet, Matthijs de Ligt drejt transferimit te Bayerni?

PUBLIKUAR

Matthijs de Ligt karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë.

“Sky Sport Germany” ka raportuar se Bayern Munichi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin holandez, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas mediumit gjerman, edhe dëshira e lojtarit është për t’u transferuar në “Allianz Arena”.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, thuhet se është duke punuar rreth këtij transferimi. Negociatat mes palëve tashmë janë duke vazhduar.

Problemi i vetëm thuhet se është çmimi i lartë i kërkuar nga Juventusi për shitjen e de Ligtit.

22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, teksa “Zonja e Vjetër” besohet se do të hapte bisedimet edhe për çmimin prej 80 milionëve.

Ndërkohë, për Bayernin shihet si pengesë e madhe për të ofruar mbi 60 milionë euro, sidomos nëse nuk shet ndonjë lojtarë.

Matthijs de Ligt, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Për ish-mbrojtësin e Ajaxit interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...