Nisin bisedimet, Bale drejt transferimit të papritur?

PUBLIKUAR

Gareth Bale besohet se do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi uellsian pritet të largohet si lojtar i lirë nga “Santiago Bernabeu”, pasi kontrata e tij me madrilenët skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express

“The Washington Post” ka raportuar se DC United ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Bale rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit te klubi nga MLS.

Klubi amerikan thuhet se është i gatshëm që 32-vjeçarit t’i ofrojë më shumë para sesa ish-yllit të kësaj skuadre, Wayne Rooney.

Cardiff City raportohet se gjithashtu ka shprehur interesim serioz për Gareth Bale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...