Nisi përpilimi i planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të hapura Publike

PUBLIKUAR

Në sallën e kuvendit, sot është mbajtur takim i përbashkët, në mes përfaqësuesve të komunës së Lipjanit dhe atyre të DEMOS-it. Ku në këtë rast, u diskutuan çështjet rreth fillimit të hartimit të planit për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura publike në komunën e Lipjanit.
Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selmi, ka falënderuar zyrtarët e DEMOS-it, për mundësinë e bashkëpunimit, dhe ka thënë se, një projekt i tillë për komunën e Lipjanit, ka qenë tepër i nevojshëm.
Po ashtu, nënkryetari Selimi tha se, me vendim të kryetarit të komunës , Imri Ahemti, është bërë formimi i grupit koordinues dhe grupi punues për përpilimin e planit për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura publike në KL.
Në anën tjetër, Christian Wirz ( DEMOS),  ka thënë se komuna e Lipjanit, është ndër pesë komunat e përzgjedhura në nivel vendi që do të nisin përpilimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike. Po ashtu, ai ka folur edhe rreth rëndësisë dhe përmbajtjes së planit të punës dhe investimeve që disponon ky projekt.

FotoArkiv

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...