Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është shpallur “Qytetar Nderi i Gjilanit”.
Ky titull Nishanit iu dha nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, njofton Klan Kosova.
Nishani është duke qëndruar nga dje në Kosovë, ku ka takuar zyrtarët kryesor të shtetit, nga Presidenti deri te drejtuesit e partive politike në vend.
Nishani titullin e “Qytetarit të Nderit”, do ta marrë edhe në Prizren e në Drenas.


