Nis zbatimi i marrëveshjes Kryeqytet-ShSKUK për shërbime të shpejta në Kardiologjinë Invazive

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë nisur zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila u nënshkrua në fillim të javës mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama e Drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi, raporton Klankosova.tv.

Marrëveshja ka të bëjë me shërbime të shpejta për pacientët prishtinas që pësojnë infarkt akut të miokardit.

“Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit  në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente”, thotë njoftimi i Kryeqytetit.

Nisjen e realizmit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm edhe nënkryetari i Kryeqytetit,  Alban Zogaj, i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt “jetik për pacientet”.

Me këtë rast, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se “përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësojë që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sjellin direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si koha e ‘artë’ në reagim të shpejtë”.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...