Nis vendosja e tiketave ngjitëse në targat e veturave nga Serbia

PUBLIKUAR

Në pikën kufitare me Serbinë në Merdare nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur të zbatohet pika e dytë e marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.

Automjetet nga Serbia që përmes këtij pikëkalimi kufitar po hyjnë në territorin kosovar, po detyrohen të vendosin tiketa ngjitëse mbi simbolet shtetërore që identifikojnë shtetin prej nga vijnë, njësoj sikur të gjitha automjetet kosovare që hyjnë në territorin serb, raporton Klankosova.tv.

Kjo vjen dy javë pas fillimit të reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës ku të gjithë qytetarët serbë duhej t’i vendosnin tabelat e përkohshme sa qëndronin në Kosovë dhe t’i largonin ato serbe – gjë që çoi në bllokimin e veriut për dy javë.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...