Nis rregullimi i shtratit të lumit në Dobrajë i bllokuar nga mbeturinat

PUBLIKUAR

621

Kanë nisur punimet e ndërtimit të shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe, të Lipjanit, një lumë deri tashti me erëra kundërmuese dhe me ndikime të këqija në shëndetin e banorëve.

Autoritete komunale të Lipjanit kanë thënë, ndërkaq, se rregullimi i shtratit të lumit në Dobrajë ishte një preokupim i kahershëm i banorëve, për faktin se erërat kundërmuese e kishin bllokuar pothuajse tërësisht atë, ndërsa lumi njëherësh shfrytëzohej edhe për hedhje mbeturinash dhe që ndikonte keq në shëndetin e banorëve.


Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në një nga mbledhjet e Këshillit të Drejtorëve, ka thënë, ndërkaq,  se ndërtimi i shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe është bashkëfinancim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në Dobrajë, këto ditë ka nisur edhe ndërtimi i Palestrës sportive, ndërsa ajo do të financohet ekskluzivisht nga buxheti i Komunës. 


“Ne do angazhohemi që përmes investimeve të krijojmë kushte për jetë më të mirë të banorëve të Dobrajës së Madhe. Besojë shumë se investimi në lumin e Dobrajës së Madhe do t’i ndryshojë pamjen fshatit dhe gjithashtu palestra sportive do t’u shërbejë nxënësve dhe banorëve të Dobrajës për aktivitete sportive”, ka thënë Ahmeti, përcjell ZIP-i.


Kreu komunal, Ahmeti, gjithashtu është zotuar se Dobraja e Madhe edhe vitet tjera do të jetë në prioritetet e tij, ndërsa në këtë rast ka përmendur, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, fazën tjetër të asfaltimit të rrugicave të tjera dhe gjithashtu gjetjën e një mundësie për ndërtimin e ujësjellësit.

Koha Ditore

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...