Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

PUBLIKUAR

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po protestojnë në Prishtinë, lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha të premten se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën. Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

Më poshtë Telegrafi ju sjell zhvillimet gjatë protestës në kohë reale:

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...