Nis me “premtime të mëdha” fushata në Drenas

PUBLIKUAR

Katër subjektet politike kanë filluar edhe zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 4 dhjetorit, kur do të votohet për karrigen e të parit të Drenasit, e mbetur bosh pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku, i dënuar me 3 vjet heqje lirie për “Krime lufte”, shkruan sot, gazeta Zeri.

LDK-ja po garon me kandidatin Bedri Nika, “Nisma” dhe AAK-ja me kandidatin e përbashkët Isa Xhemajli, PDK-ja me kandidatin Ramiz Lladrovci dhe AKR-ja me Ilmi Thaçin. Fushata e katër partive është hapur të hënën, më 28 nëntor.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ishte i pari që ka hapur fushatën në Drenas në përkrahje të kandidati Bedri Nika. Pos Mustafës, në Drenas ndodheshin edhe figura të tjera të rëndësishme të LDK-së, Bajram Gecaj, Naser Rugova e të tjerë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, tha se në Drenas po vjen një qeverisje siç i ka hije, pas një qeverisjeje të keqe 17-vjeçare.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë Drenasit në pikëpamje ekonomike dhe infrastrukturore. “Ne besojmë shumë në programin e kandidatit që sot e ka prezantuar para juve, në një program i cili siguron zhvillim më të shpejtë, siguron kapërcim të problemeve që ju i keni, siguron një respekt të luftës që keni bërë, edhe të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve, invalidëve dhe të gjithë juve, sepse keni dhënë shumë për Kosovën, prandaj ky program do të vlerësohet edhe në këto zgjedhje dhe do të marrë votën e merituar. Ju ftoj të gjithëve që të dilni dhe të merrni pjesë në votim, sepse votimi është një proces demokratik, është një proces i shprehjes së vullnetit të shumicës. Ne deri më tani prejse kam qenë në këtë Komunë herën e fundit nuk kemi pasur kaq shumë njerëz prezentë në sallat tona dhe kaq shumë përkrahës të LDK-së”, tha Mustafa

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...