Sipas një vendimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë obligohen që Autoritetet Komunale në territorin e Kosovës të mbyllin dhe ndalojnë së funksionuari tregjet e kafshëve.
Gjithashtu në këtë vendim thuhet se duhet të dezinfektojnë objektet edhe zonat përreth.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton qytetarët e Komunës së Kaçanikut se nga data 01 korrik 2016(e premte) mbyllet tregu i kafshëve, për arsye të rasteve të dyshimta të sëmundjes Gungore të Lëkurës. /lajmi.net./



