Nis dezinfektimi në Aeroportin “Adem Jashari”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka filluar të dezinfektohen hapësirat e aeroportit dhe automjetet e shërbimeve operative, raporton Express.

Në faqen e aeroportit janë publikuar disa fotografi gjatë dezinfektimit.

“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, thuhet në postim.

Ndryshe, më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sipas mjekëve, numri po shtohet nga minuta në minutë në Infektivë.

“Rezultatet për këta 10 persona pritet të dalin në orët e para të pasdites”, kanë thënë ata për Express.

Në mesin e këtyre 10 personave është edhe vajza nga Gjakova për të cilën është raportuar dje se ka dyshime se mund të jetë infektuar me koronavirus.

Megjithatë për vajzën, mjekët thonë se nuk kanë parë ndonjë simptomë të dukshme tek ajo, e cila mund të çojë në dyshime për pandemi. “Mirëpo ajo është izolu deri në marrjen e rezultatit”, kanë thënë ata për Express.

Kontrollet për koronavirus në shtetin e Kosovës kanë filluar nga 8 shkurti dhe deri më sot janë testuar gjithsej 82 pacientë, të cilët kanë rezultuar negativë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...