Nikoliq: Serbia dëshiron paqe me Kosovën

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se vendi i tij do të insistojë në paqe me Kosovën dhe respektim të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, “por vetëm në qoftë se të dyja palët e bëjnë këtë”.

Nikoliq ka thënë se Serbia do ta vazhdojë dialogun dhe se nuk do të jetë ajo që do ta ndërprejë.

“Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do ta rrezikojmë”, tha Nikoliq për “Sputnik”, transmeton Telegrafi.

Presidenti serb tha e “Shqiptarëve do t’u themi hapur se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe, ndërsa përfaqësuesve të BE-së do t’u themi se e kanë për obligim që të jenë të parapërgatitur”.

“Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të ndalojnë/stopojnë cilindo aksion, i cili kërcënon në mënyrë direkte paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Nikoliq.

Presidenti serb ditë më parë, pas ndalimit të trenit serb me ikonografi nacionaliste, në kufirin Kosovë-Serbi, ishte kërcënuar se në Kosovë do të dërgonte ushtrinë serbe.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...