Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e OKB’së derisa të jetë Serbia dhe miqtë e saj. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç
“Po u bëhet presion i madh për njohje vendeve që nuk e kanë njohur deri tash pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë duhet t’i përballojë të gjitha këto, të luftojë forcën tonë sepse i ashtuquajturi shteti i Kosovës kurrë nuk do të bëhet anëtare e OBK’së, derisa është Serbia dhe miqtë e saj në organizatën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së”, u ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikoliç gazetarëve.
Nikoliç ka theksuar se Serbia do të vazhdojë me të drejtë të përpiqet e të luftojë për parandalimin e të ashtuquajturit shteti i Kosovës, për tu bërë anëtare e OKB’së, shkruan B92, transmeton Express.
“Kur një mi ngjitet në kodër, sërish mbetet vetëm një mi”, ka thënë Nikoliç, duke folur për Kosovën si shtet i vogël e me popullsi të vogël.
“Unë nuk kam asnjë përfaqësues në negociata. Platforma e parë është miratuar nga Kuvendi, e miratuar si Marrëveshja e Brukselit, si një pjesë përbërëse e komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Nikoliç./GazetaExpress/


