Ajo arriti kulmin e suksesit si vokaliste e grupit The Pussycat Dolls, e cila ka shitur mbi 50 milionë kopje.
Në mes të suksesit euforik të grupit, Nicole Scherzinger ka vuajtur shumë nga beteja sekrete me buliminë. Ajo ka treguar se problemet me format e trupit nisën kur ajo ishte vetëm 14-vjeç, aq sa vraponte në mes të natës për të patur këmbë të holla.
Në një intervistë të dhënë për numrin e fundit të revistës “Cosmopolitan”, anëtarja e jurisë së “X Factor”, ka treguar se çrregullimi në ushqim e ka lënë atë të brengosur dhe i ka vjedhur lumturinë.
“Tani e pranoj trupin tim. Kam qënë gjithmonë shumë kritike e vetes sime që në moshë të re”, ka rrëfyer Nicole.


