Nicolas Jackson është futbollisti më i ri i Chelseat.
Klubi londinez ka zyrtarizuar transferimin e tij këtë të premte, shkruan Gazeta Express.
Jackson me Chelsean ka nënshkruar kontratë tetë-vjeçare.
Sulmuesi senegalez regjistroi 38 paraqitje me Villarrealin në sezonin e fundit, teksa shënoi 13 gola dhe bëri pesë asistime.
“Blutë” kanë paguar 35 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit. /Gazeta Express/


