Sulmuesi francez, Mbaye Niang pritet të jetë mungesa e madhe e Milanit ndaj Genoas.
Francezi ka një lëndim të vogël dhe si duket trajneri i Milanit, nuk do të rrezikojë për ta futur atë në lojë.
Me Niangin e lënduar dhe me pak gjasa të jetë në fushë, një balotazh është për njërin vend në sulm.
Mediat italiane kanë shkruar se italiani Mario Balotelli do të startojë, mirëpo për atë pozitë është në garë edhe Luiz Adriano.
Milan do të përballet nesër ndaj Genoas, skuadër që në tri ndeshjet e fundit ndaj Milanit ka po aq fitore. /Telegrafi/


