Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Osmani: Tarifat nuk duhet të vlejnë për pranverë

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRrE, për bllok tarifat e reja, ku nga data 9 shkurt, qytetarët të cilët do të shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj, do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmim më të lartë.

Osmani ka thënë se komentet që ka dërguar presidenca janë marrë parasysh pjesërisht, teksa tha se këto tarifa nuk do të duhet të vlejnë edhe për pranverë.

Në rastin konkret e vetmja kompetencë e jona ka qenë të dërgojmë komente në ZRRE, që është organ i pavarur. Ne kemi besuar se sikur të ishin rikthyer tri bllogjet tarifore do të kishte ndarje më të barabartë të përgjegjësisë, komentet tona janë marrë parasysh pjesërisht. Ky rishikim i tarifave nuk do të duhet të vlejnë për pranverë, kur konsumi është më i ulët, duhet që ZRRE të rishikojë këto tarifa”, deklaroi presidentja në RTK.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike ka hyrë në fuqi më 09 shkurt dhe do të zbatohet deri më 31 mars 2022.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...