Ngritja e çmimeve, Kurti thotë se është pasojë e pandemisë

PUBLIKUAR

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekonomia e Kosovës nuk ka përjetuar asnjëherë rritje sikurse në këtë vit. 

Kurti u shpreh se në vend është rritur eksporti, aktiviteti ekonomik dhe të hyrat buxhetore, raporton Indeksonline.

Sa i përket ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, Kurti thotë se është pasojë ekonomike e pandemisë.

“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10% dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30%, eksportet janë rritur mbi 60% e poashtu janë rritur të hyrat buxhetore për 34%. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesore për zhvillimin ekonomik të një vendi.

Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve vë në pah dy faktorë. Si pasojë e shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit shumë vende të Evropës po shohin vendit që i kanë më afër si eksportues potencial si dhe theksohet nevoja për shtim të prodhimit vendor. Pandemia na dëshmoi që prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi”, tha ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...