Ngritet aktakuzë ndaj një personi për shitje të mishit të dëmshëm afër një shkolle fillore në Fushë Kosovë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.G., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të KPRK-së, raporton Gazeta Express.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.G., në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Hajrullah Zymi” afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshme pasuror ka vu në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve në atë mënyrë që të njëjtit në lokalin e tij nga Inspektori Sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nga Policia e Kosovës, i janë gjetur një sasi prej 126 kg e produkteve të mishit, pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent, pa dokumentin e prejardhjes, si dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit, ndërsa, në po të njëjtën ditë, të datës 12.10.2021, rreth orës 20:00, në oborrin e shtëpisë së tij, në një depo të pasiguruar mirë i është gjetur një sasi prej 50 kg mish, po ashtu pa dokument të prejardhjes dhe datën e prodhimit apo skadimit.

Sipas Prokurorisë, pas analizave të bëra nga Laboratori i AVU-së kanë rezultuar pozitiv me përmbajtjen e baktereve Escherichia coli dghe Sallmonella spp, çka me këtë nga Prokuroria thuhet se seriozisht ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Me këtë, i pandehuri e ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, nga nenin 261 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të KPRK-së. Me vendim të prokurori të shtetit, produktet e konfiskuara janë asgjësuar sipas procedurave të AUV-së”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...