Ngjarje e rëndë në Podujevë: Vajza e denoncon babën e saj, thotë se e rrahu dhe e ngacmoi seksualisht

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj për ngacmim seksual.

E mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, të cilat ka deklaruar se ia shkaktoi babai i saj.

Pas kësaj, ajo ka denoncuar babanë për dhunë në familje, ku ndër të tjera ka deklaruar se ai përpos që e rrah, që disa muaj e ka ngacmuar disa herë edhe seksualisht.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e tij, raporton sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Ngacmim seksual’.

 

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...