Ngjarje e çuditshme në Ferma VIP, modelja kapet me orë në dorë gjatë spektaklit – banorët reagojnë menjëherë: Largoje se nuk lejohet

PUBLIKUAR

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në formatin shumë të ndjekur “Ferma VIP”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e rregullave brenda programit.

Në një video që është bërë virale gjatë spektaklit të fundit “prime”, modelja Daniela Shima është shfaqur në ekran me një orë dore të vendosur në kyçin e dorës — një detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së banorit tjetër, poetit Albi Lushi.

Sapo Albi e vëren orën, i drejtohet menjëherë Danielës duke i kërkuar që ta largojë ose ta fshehë, pasi prezenca e një ore në fermë është shkelje e rregullave të programit.

“Pse nuk lejohet?” – dëgjohet duke thënë e habitur Daniela, e cila pa dijeni ka thyer një nga rregullat bazë të formatit, ku nuk lejohen informacione nga jashtë, përfshirë edhe kohën.

Pikërisht ky moment ka ngjallur reagime të shumta në publik. Fansat në rrjete sociale kanë nisur të pyesin se si është e mundur që një objekt i tillë ka arritur të futet në fermë, kur stafi teknik duhet të jetë i kujdesshëm për të shmangur çdo mjet që mund të ndikojë në rrjedhën e lojës.

Në formate si “Ferma VIP”, izolimi total nga bota e jashtme është thelbësor për autenticitetin e eksperimentit social, dhe përfshirja e një ore dore hap debatin për neglizhencën e mundshme të stafit, si dhe për mënyrën se si kontrollohen objektet personale të banorëve para hyrjes në lojë.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni, por momenti vazhdon të diskutohet gjerësisht në rrjete dhe mund të shkaktojë pasoja për lojën ose për pjesëmarrësit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Luizi vazhdon ritualin e tij të mëngjesit me vajzën e tij edhe brenda shtëpisë, i këndon këngën nga ekrani

Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli nuk ka sjellë...

“Vëllai i Madh” informon banorët për largimin e Albës, ja si reaguan ata

Alba tashmë ka lënë shtëpinë e BBVK-së. Por, zyrtarisht banorëvë iu bë e ditur pak...

Kushtrimi takohet me Labinotin pas eliminimit: Dyshja e ribashkuar në kanalin 3

Të premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani është eliminuar nga shtëpia e...